LIBERALIZIMI I VIZAVE SJELLË VAJË E LOT?!

18.07.2018 22:35:11

Nga: Binak Maxharraj

Për hërë të parë ne jetën time u zuna ngushtë,diqysh u bllokova së çka të themë për këtë lajmin e sodit për liberalizimin e vizave,a te gëzohëm apo te idhnohem,apo më mirë të mos flasë bile hiq.Por s’po durohëm dua te flasë së edhe u gëzova edhe s’u gëzova,ashtu edhe sikur te tjerët,por a e dini së ne këto gëzime më së shumti, së sa edhe popullata janë gezu këta shkërthyesit e shtetit tanë,te cilët qe disa vite rrejten e çka nuk rrejten duke e mashtru popullin për liberalizimin e vizave,se do të vijnë këtë vit apo këtë vit dhe krejtë këto vite i humbën për këtë qellim,sepse për qellimet tjera më te rendesishme as qe kanë qa rradakën e tyre.

Këta sot janë më të gëzuar se sa edhe vetë popullsia,po rrahin gjoks tu rrahë gjoks secili më shumë së tjetri ne stilin:a po e shihni se kush jemi,ju premtuam e realizuam pas shumë vjteve premtime.Pirolla u koftë do të thojshin plëqët.

Por,a e dini së pse edhe u gëzova e edhe nuk u gezova,sepse Liberalizimi i vizave sjellë vajë e lot.Sjell vajë e lot sepse Kosova tanimë e shprazur tashe e tutje do te shprazet edhe me shumë,tashti me jusifikimin e shtetit,më deshirën e shtetit,sepse sikur kësaj kaste shkërthyes te shtetit i ka mbete ta ndjekë djalerin dhe vajzërin nga Kosova,bash si ne kohërat e kalueme,ta ndjekë jasht shtetit qe te sillët rrugëve të Evropës më duar n’xhepa.sepse edhe ashtu gadi gjysma e Kosovës janë jashtë.

Dhe Kosova me këtë “sihariç”te këtij pushteti qyqar do te shprazet edhe më shumë,me vete deshiren e këtyre shkërthyesve tanë të shtetit.Dhe nuk shkonë largë ne Kosovë do te dominojnë pleqet.Kosova do te bahet bash si Shumadija ne Serbi,ku duhesh ti kalojsh disa kilometra ta takosh një njeri.Po çfarë do të bejnë vajzat tona o ju te krisur pushtetar.Ishalla nuk e marrin yrrenekun e vajzave te Shqiperisë qe po shiten e po martohen me farën e huaj,me gjakun e prishur me armiqet tanë.

Në vend se këta shkërdhyesit e shtetit tonë te merrëshin me punë me të mençura zhvillimore,për ndërtimin e vendit,për hapjen e vendeve te reja te punës që do te shërbenin për punësimin e djaleris dhe vajzerisë sonë te cilët me diploma ne xhep shetisin rrugëve te pa krye, ata u orijentuan ne asfalt,ne hajni,ne korrupcion dhe më çka mos,ata i humbën të gjitha këto vite duke uluru për liberalizimin e vizave.

Dhe ne fund mjerë kjo djaleri dhe vajzeri e bukur, pjesa me e shendetëshme e kombit se kush është kah ju udhëheqë dhe kahë po ju qojnë këta shkerthatat e shtetit.Ka ardhë koha te zgjoheni,ti hapni syt,sepse zgjidhja me e mirë për ju është te mbeteni në Kosovën e juaj te lindjes,ne Kosovësn e bukur,por ti hpeni syte e ti largoni keta sgkërdhaqa nga pushteti te cilë qewllimin e kanë për pushte e jo me ndërtu shtet.