Librazhd/Kushti i gjimnazit, 1500 lekë në vit për regjistrim në shkollë publike

25.09.2020 20:19:36

Fiks Fare solli mbrëmjen e së premtes një rast flagrant që ndodh në shkollën e mesme të përgjithshme  “Ibrahim Muça” në Librazhd. Çdo nxënës që regjistrohet në këtë shkollë ka si kusht që çdo fillim viti mësimor të paguajë një tarifë nga 1000 deri në 1500 lekë për t’u regjistruar në shkollë

Librazhd/Kushti i gjimnazit, 1500 lekë në vit për regjistrim

Ndërkohë që kush nuk paguan këtë detyrim të vendosur nga bordi i shkollës nuk regjistrohet në shkollën publike, që sipas legjislacionit  shqiptarë shkollat publike janë pa pagesë.

Fiks Fare me marrjen e ankesës nga disa prindër u nisë drejt Librazhdit. Bashkëpuntorët e Fiksit vërtetuan me figurë dhe audio se nxënësit e këtij gjimnazi kishin paguar tarifa nga 1000 deri në 1500 lekë për t’u regjistruar çdo fillim viti shkollor.

Librazhd/Kushti i gjimnazit, 1500 lekë në vit për regjistrim

Të pyetur se përse e bëjnë këtë pagesë asnjëri nuk di të përgjigjet vetëm pohojnë njëzëri se duhen për regjistrim. Disa të tjerë aludojnë se mund të duhen edhe për rojen, por që ai në gjimnaz është inekzisten, pasi hyjnë e dalin sipas qefit nga porta e shkollës.

Ata tregojnë gjithashtu se nëse kjo pagesë nuk kryhet ata nuk regjistrohen në shkollë dhe nuk u figuron emri fare. Shpesh lekët i mbledhin mësueset apo vendoset që nxënëset anëtare të bordit të shkollës t’i mbledhin lekët.  Shkolla e mesme e përgjithshme ” Ibrahim Muça” ka rreth 740 nxënës.

Librazhd/Kushti i gjimnazit, 1500 lekë në vit për regjistrim

Në këto kushte gazetarët iu drejtuan drejtorisë së shkollës, ku takuan drejtoreshën Klara  Lumani .  E pyetur për kushtin e vendosur nga bordi i shkollës ku nxënësit duhet të paguajnë një tarifë çdo fillim viti mësimor në një shkollë publike, ajo pohoi se këto lekë janë detyrim për nxënësit që të paguhet roja i shkollës apo të bëhen edhe trajnime.

Znj. Lumani mohoi për gazetarët e Fiksit që të jenë mbledhur lekët për këtë vit shkollor, por ajo u zu ngushtë kur njëra nga anëtaret e bordit njëkohësisht edhe nxënëse e shkollë i pohon gazetares në telefon se klasa e saj i kishte mbledhur lekët edhe për këtë vit.

Librazhd/Kushti i gjimnazit, 1500 lekë në vit për regjistrim

Në këto kushte  drejtoresha pohoi në sy gazetarëve se ishin mbledhur para për këtë vit, duke kundërshtuar veten.

Librazhd/Kushti i gjimnazit, 1500 lekë në vit për regjistrim

E pyetur se a shoqërohet me ndonjë dokument dhënia e parave nga nxënësit, drejtoresha tregon një mandat pa numër rendor, shkurt njw dokument ‘nul’. Ndërkohë që për dokumentacionin e mbledhjes së parave në vitet e shkuara ajo u premtoi gazetarëve që do ua niste, gjë që nuk ndodhi kurrë.

Librazhd/Kushti i gjimnazit, 1500 lekë në vit për regjistrim

Ajo që të bën më shumë përshtypje në të gjithë këtë situatë është fakti se llogaria është në emër të shkollës, por që të drejtë tërheqeje ka vetëm drejtoresha Klara Lumani.