Libri i dhembjes time/ poezi nga Lejla Hoti

23.04.2020 19:40:24

 

Në këtë ditë libri, ndalem nuk qaj

lexoj buzëqeshjën tënde

vogëlushja ime Fjollë

lexoj hapat tuaj që kurrë s’i bëre

lexoj shikimin e syve tu

që mbanë një det dashuri

Në këtë ditë libri

Libri i dhembjes time

Fjollë je ti

Kezë e artë  lidhë

dhembje e dashuri

Dhembja ime për ty

lëkundë tokë, lumej  e shkembij

Ti ngrihesh mbi dhembje rilindë përsëri

buzëqeshje-ngrohtësi

Me duart tua të vogla e pafuqi

thur endrrat tona të lënduara

në këtë botë plot zymtësi.