Liderët takim urgjent për demarkacionin, nuk ndryshojnë qëndrimet

05.08.2016 16:23:38

Liderët e subjekteve politike të pozitës dhe opozitës kanë zhvilluar një takim urgjent me ambasadorët e vendeve të ndryshme që veprojnë në Kosovë, ku kanë diskutuar për demarkacionin me Malin e Zi, megjithatë, as ky takim nuk ka ndikuar për koordinimin e qëndrimeve në mes pozitës dhe opozitës.

Në këtë takim të pranishëm kanë qenë i pari i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe njëherit edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa dhe Xhavit Haliti, kurse nga opozita Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën, lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ndërsa nga AAK, nënkryetari Ardian Gjini.

Me të përfunduar takimi, Kadri Veseli, nuk deshi të prononcohej për media, duke thënë sedo të deklarohet në Kuvend.Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti, tha e rëndësishmja e këtij takimi ishte edhe prania e Lëvizjes Vetëvendosje dhe krerët e partive politike. Ai shpreson që ky takim të jetë ndër takimet në të cilat do të diskutohen çështjet madhore, dhe se partitë politike të gjejnë një konsensus për interes të vendit.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri deklaroi se në këtë takim kanë paraqitur qëndrimet e tyre kundërshtuese karshi marrëveshjes së pikës kufitare me Malin e Zi. Madje, ai tha se Vetëvendosje ka ende të njëjta qëndrime për marrëveshjen me Malin e Zi.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha partia e tyre mbanë qëndrimet e saj për demarkacionin.Se a është i mundshëm konsensusi, nënkryetari i AAK, Ardian Gjini, tha se nuk e beson që mund të del dikush e të thotë që është i mundshëm konsensusi.

Por kreu i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, pati një propozim që të ndërtohet një konsensus për demarkacionin dhe të merren të gjitha pozicionet e deputetëve.Kurse, Jakup Krasniqi, tha se për të është e pakuptimtë se si Qeveria ka shpejtuar që të procedojë ligjin për marrëveshje me Malin e Zi për ratifikim në Kuvend.

Liderët e mohuan që takimin i tyre me ambasadorët e shteteve të huaja të ketë qenë takim urgjent, ku siç thanë ata takimi është aranzhuar tri ditë më parë.Madje në këtë takim është folur edhe për sulmin e mbrëmshëm në Kuvendin e Kosovës, ku kanë kërkuar që sa më shpejtë të gjendet autori. Ndërkohë, ambasadorët nuk janë deklaruar për media.