Liga e Kampionëve rikthehet mesjaven që vjen me përballje joshëse

19.02.2017 15:01:54

Liga e Kampionëve do të vazhdojë mesjavën që vjen me sfidat e radhës në kuadër të 1/8 së finales.

Të martën mbrëma elita e futbollit evropiane, vjen më dy ndeshjet joshëse, ku përballen Bayer Leverkusen-Atletico Madrid dhe Manchester City-Monaco.

Ndërkaq, edhe mbrëmja e së mërkurës pritet të jetë interesante, ku ballafaqohen Sevilla-Leicester City dhe Porto-Juventus, transmeton KosovaPress.

Të martën takohen:

(20.45) Leverkusen (GJER) – Atlético Madrid (SPA)

(20.45) Manchester City (ANG) – Monaco (FRA)

Të mërkurën takohen:

(20.45) Séville FC (SPA) – Leicester (ANG)

(20.45) Porto (POR) – Juventus  (ITA)

Ndeshjet e kthimit do të luhen me  7-8 mars.