Ligue 1, Monaco rikthehet ne vendin e pare

10.12.2016 21:01:42

onaco mori për momentin kreun e Ligës së parë në Francë pas një fitoreje që rezultoi shumë e thjeshtë për ekipin e Jardimit, që mundi 4-0 në tranfertë Bordon. Skuadra monegaske e nisi shumë mirë ndeshjen duke shënuar dy herë në pesë minutat e para, me Sidiben dhe Falcaon. Kjo epërsi e shpejtë me dy gola diferencë e cuan ndeshjen aty ku miqtë dëshironin. Monaco nga ky moment e kontrolloi mjaft mirë takimin duke menaxhuar jo vetëm rezultatin por gjithashtu duke e thelluar më tej atë në pjesën e dytë. Falcao ishte sërish protagonist me golin e 0-3.

Ndërkohë që përpara se kolumbiani të zëvendësohej realizoi dhe nga pika e bardhë duke mbyllur takimin me një 3 golësh. Bordo humbi dhe nervat dhe mbeti me 10 vetë deri në fund pas daljes me të kuq të Ounas, ndërsa Monaco mori një fitore shumë të rëndësishme që e ngjit në vendin e parë në renditje në pritje të supersfidës së të dielës, Nice-PSG.