Limaj e konfirmon: Nesër shkarkohet Rikallo

01.02.2019 19:47:43

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka konfirmuar se në seancën e nesërme do të shkarkohet Ministri i Bujqësisë Nenad Rikallo, i cili vjen nga Lista Serbe.

Ai këtë deklaratë e ka bërë në Klan Kosova.

Vlen të theksohet se njëri nga kushtet e Partisë Socialdemokrate që të votohet buxheti ka gjetë edhe shkarkimi i ministrit Rikallo.

Limaj ka thënë se shkarkimi i ministrit Nenad Rikallo, është kërkesë që e kanë pranuar me kohë.