Limaj sërish para Gjykatës për keqpërdorim të detyrës

Limaj sërish para Gjykatës për keqpërdorim të detyrës

15.02.2017 14:18:20

Në Gjykatën Themelore ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj Fatmir Limajt për rastin e Ministrisë së Transportit.

Në seancën e sotme u shqyrtua veçimi i disa provave që më parë kishte kërkuar avokati i Limajt, Karim Khan, gjë që prokurori i rastit, Charles Hardaway, kishte pranuar,veçimin e disa provave.

Në këtë proces Fatmir Limaj po akuzohet për krim të organizuar lidhur me veprën e keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Për të njëjtat vepra si Limaj – krim të organizuar dhe shpërdorim detyre, ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku e Florim Zuka. Ndërkaq në seancën e 14 marsit do të paraqitet dëshmitari i prokurorisë, Adem Grabovci.