Limaj: Tash e shoh se sa paskemi gabuar me demarkacionin

03.08.2016 17:43:03

Fatmir Limaj, kryetar i Nisma për Kosovën, në debatin e sotëm për demarkacionin, në fjalimin e tij ka shprehur zhgënjimin për iniciativat e deritanishme që janë marrë në kundërshtim të demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se ky debat ka mund të zhvillohet para një viti dhe të sqarohen gjërat me herët. Ai ka shprehur besimin në ekspertët që dhanë argumentet e tyre për vijat kufitare me Malin e Zi.

Duke parë ekspertët në një anë dhe komisionin shtetëror në anën tjetër, e shoh se sa shumë paskemi gabuar që një kohë të gjatë duke kundërshtuar demarkacionin. Ekspertët sigurisht që ia duan të mirën këtij vendi dhe nuk vendosin diçka që nuk është në të mirë të Kosovës”, ka thënë Limaj.