Limaj viziton vendin e rënies se tre bashkëluftëtarëve

02.06.2019 10:41:34

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar tre bashkëluftëtaret e tij, Ejup Kryeziun, Kujtim Krasniqin dhe Milaim Behën, në 20-vjetorin e rënies.

Më këtë rast, Limaj në nderim të jetës dhe veprës së se tyre, ka vizituar vendin e rënies se tyre heroike.

“Ejupi, Kujtimi, Milaimi dhe dëshmorët tjerë të kombit, ishin djemtë më të mirë të këtij vendi të cilët nuk kursyen asgjë për lirinë e Kosovës. Liria të cilën e gëzojmë sot, është arritur falë gjakut dhe sakrificës së shqiptarëve ndër breza”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Ejupi, Kujtimi, Milaimi dhe dëshmorët tjerë të kombit, thotë Limaj, janë vetë liria të cilën e gëzojmë sot.

Postimi i plotë i Limajt:

“20 vjet më parë, në luftimet ballë për ballë me forcat pushtuese serbe, ranë në fushën e nderit për të mos vdekur kurrë bashkëluftëtarët e mi Ejup Kryeziu, Kujtim Krasniqi dhe Milaim Beha.

Në nderim të jetës dhe veprës së tyre, bëra homazhe në vendin e rënies së tyre heroike.

Ejupi, Kujtimi, Milaimi dhe dëshmorët tjerë të kombit, ishin djemtë më të mirë të këtij vendi të cilët nuk kursyen asgjë për lirinë e Kosovës.

Liria të cilën e gëzojmë sot, është arritur falë gjakut dhe sakrificës së shqiptarëve ndër breza.

Ejupi, Kujtimi, Milaimi dhe dëshmorët tjerë të kombit janë vetë liria të cilën e gëzojmë sot.

I paharrueshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët e Kombit!”,ka shkruar Limaj.