Lipjan, tre pasagjerë nën kërcënimin e thikës ia marrin 17 euro dhe një telefon taksistit

07.10.2020 11:38:07

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre pasagjerë nën kërcënimin e thikës i kanë grabit 17 euro dhe një telefon taksistit.

Rasti ka ndodhur dje në Lipjan.

“Ankuesi mashkull kosovar punëtor-taxi ka njoftuar se gjersa ka qenë duke i vozitur tre pasagjer njëri nga ta nën kërcënimin e thikës i ka grabit 17 euro dhe një celular. Sipas ankuesit të dyshuarit janë larguar me veturën Audi A3 me targa të Shqipërisë. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar”, njofton policia.