Lipjan/Edhe në Kroishtë, LDK kërkon votën e fitores me 11 Qershor

07.06.2017 23:37:35

Në tubimin me simpatizantë te saj në Kroishtë , LDK e Lipjanit beson në përkrahjen e banorëve të kësaj ane, se vota e tyre e 11 Qershorit, do të shkojë për dy kandidatët për deputetë të kë saj partie Vehbi Imerin dhe Naser Osmanin.

Duke folur para të pranishmëve, Imri Ahmeti, kryetar i LDK-së dhe i Komunës, kërkoi mbështetje për listën e LDK-së , për të cilën tha se i prinë një njeri I mencur, i urtë dhe intelektual.
“Ne jemi sot këtu krenar dhe ballëhapur për të kërkuar mbështetjen tuaj për listën zgjedhore të LDK-së, të cilës i prinë një njeri i mençur, i urët dhe intelektual, sic është Profesor Hoti, në punën dhe përkushtimin e të cilit jemi të bindur tashmë. Natyrisht se edhe Kraishta sikurse fshatrat tjera të Lipjanit duhet të mbështetin dhe të votojnë edhe dy kandidatët tonë për deputet Naser Osmanin dhe Vehbi Imerin sepse Lipjani kështu do jetë më i fuqishëm” theksoi kryetari Imri Ahmeti gjatë prezantimit të tij në tubimin elektoral në Kraishtë.
Tubimin e përshëndetën edhe dy kandidatët për deputet Naser Osmani dhe Vehbi Imeri të cilët gjithashtu kërkuan mbështetjen e Kraishtës për LDK-në, dhe kandidatin për kryeministër Dr.Avdullah Hoti.