Lirije Kajtazi uron qytetarët dhe kujton thënien e presidentit Rugova për miqësi të përhershme me SHBA-të

31.12.2017 16:52:59

Kryetarja e FG të LDK, Lirije Kajtazi me rastin e fundvitit dhe Vitit të Ri, bashkë me urimin për qytetarët, ka shprehur pikëpamjen se në vend të përmbushjes së interesave dhe dëshirave të qytetarëve, po hyjmë në një fazë të ridefinimit të interesave gjeopolitike.

Duke iu referuar votes se Shqipërisë kundër SHBA-ve për çështjen e Jerusalemit, zonja Kajtazi ka rikthyer në vëmendje formulën e presidentit Rugova për miqësinë e përhershme me SHBA-të.

Ky është postimi i plotë i zonjës Kajtazi:

Kosova në miqësi të përhershme me SHBA, gëzuar vitin 2018!

Në këtë fund viti mesazhi për 2018 duhet t’i përkiste përmbushjes së dëshirave të shqiptarëve për prosperitet në të gjitha fushat e jetës. Mirëpo ne tani po hymë në fazën kurë Kosova dhe shqiptarët po kalojnë ditë të vështira; në kushtet e definimit ose ridefinimit të interesave gjeopolitike, ne po përballemi çdo ditë që po kalon me rreziqe të reja të cilat i vënë në pikëpyetje të arriturat tona. Vota e Shqipërisë kundër SHBA-ve në OKB, sjellja e papërgjegjshme e një pjese të politikës kosovare në raport me SHBA-në vë në pikëpyetje konsistencën tonë të formulës magjike të presidentit tonë Rugova “Kosova në miqësi të përhershme me SHBA”. Luhatja nga kjo formulë do të prishë shumë çka që është arritur për vite të tëra, prandaj mesazhi i im për vitin 2018 për shqiptarët gjithandej është; Kosova në miqësi të përhershme me SHBA!