Lirohet djali dhe familjarët e Kelmend Balilit

28.01.2017 18:47:06

Pasi i mbajtën të shoqëruar disa orë në Komisariatin e Gjirokastrës, policia ka lënë të lirë 10 familjarët e Kelmend Balilit që është në kërkim për trafik ndërkombëtar droge.

Mes të shoqëruarve ishte edhe djali i Balilit, Jeton Balili. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, forcat RENEA kontrolluan banesat dhe bizneset e familjes Balili.

Policia dyshonte se “Escobari i Ballkanit” ndihmohet nga të afërmit duke e furnizuar me ushqime.

Megjithatë, pasi u mbajtën rreth 10 orë në komisariat, asnjë informacion i vlefshëm nuk është zbuluar. Deri tani, Kelmend Balili ka mundur t’u shpëtojë 9 operacioneve të policisë.