Lirohet djali i deputetes Bujupi

03.09.2016 12:23:44

Djali i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj- Bujupi, është liruar nga qendra e ndalimit pasi ishte arrestuar me 1 shtator në protestën e organizuar nga VV kundër ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi.

Policia kishte deklaruar se djali i deputetes bashkë me një person tjetër kishte në posedim koktej molotovi, mirëpo sot ai shihet bashkë me nënën e tij duke u përgatitur për protestë.