Lista Serbe ende pa vendim në përkrahjen e Haradinajt për kryeministër

07.08.2017 18:59:01

Lista Serbe ende nuk ka vendosur nëse do  ta mbështes koalicionin PAN dhe nëse do të marrë pjesë në punën e Kuvendit të  Kosovës.

Zëdhënësi i Listës Serbë, Igor Simiq i ka thënë ‘B92’, se nuk do ta mbështesin Ramush Haradinajn për kryeministër e as koalicionin e Partisë Demokratike, transmeton lajmi.net.

“Lista Serbe dëshiron të jetë një subject konstruktiv politik. Unë e përsëris se ne nuk duam të jemi pengesë e formimit të institucioneve në Prishtinë, megjithatë pjesëmarrja në vazhdimin e seancën konstituive varet ekskluzivisht nëse krijohen kushtet për formimin e Kryesisë së Kuvendit”, është shprehur Simiq.

Më herër është raportuar se Lista Serbe do të marrë pjesë në seancën e ardhshme dhe se e mbështesin koalicionin PAN.