Lista Serbe këmbëngulëse për formimin e Asociacionit: Vetëm sipas marrëveshjes!

20.04.2018 20:03:49

Asociacioni i Komunave Serbe duhet të formohet në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, dhe ky është mesazhi që përfaqësuesit e Listës Serbe po përcjellin gjithandej.

Kështu ka thënë kryetari të Mitrovicës Goran Rakiq, transmeton lajmi.net.

Ai është shprehur para delegatëve austriake dhe gjermane se AKS-ja duhet të formohet ashtu siç është nënshkruar dhe jo me ndryshimet që i pretendon Prishtina.

Rakiq u tha gazetarëve në Mitrovicë, se përfaqësuesit e Listës Serbe ditët e mëparshme ka pasur diskutime me partitë kryesore politike të Austrisë dhe Gjermanisë, dhe se kërkesë e tyre për formimin e AKS-së ka qenë se duhet të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur.