Lista Serbe para çdo marrëveshje do të konsultohet me Beogradin

05.09.2017 14:30:21

Ne po fillojmë t’i zhbllokojmë institucionet, gjë që është e mirë për qytetarët, tha deputeti nga radhët e Listës Serbe, Igor Simiq.

Ai duke komentuar nënshkrimin e marrëveshjes në mes të Aleancës Kosova e Re të Behgjet Pacollit me koalicionin PAN, tha për Tanjug se Lista Serbe është ende e hapur për bisedime dhe përsëriti se përpara çdo marrëveshjeje, do të konsultohet me Qeverinë e Serbisë dhe presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq