Lista Serbe sërish “tregon dhëmbët” ndaj ligjit të Trepçës

03.10.2017 15:51:04

Zëvendëskryeministri njëherit ministër për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtiq ka thënë se Lista Serbe mbetet kundër ligjit për Trepçën i cili ishte miratuar vitin e kaluar nga Qeveria Mustafa.

Kjo pasi sipas Jetviqit ky ligj përfaqëson vetëm njërën palë.

Ai ka ftuar Qeverinë Haradinaj që të merret më seriozisht me çështjen e gjigantit ekonomik  duke thënë se serbët duke të inkuadrohen në këtë proces.

Jevtiq ka mohuar se një herë për një herë mund të ketë krizë politike ose largim të Listës Serbe nga Qeveria për shkak të këtij ligji, bojkot që ia kishin bërë Qeverisë së kaluar, njofton Klan Kosova