Liverpool e Chelsea kërkojnë Aubameyang

29.01.2017 22:55:38

Liverpool dhe Chelsea janë duke bërë garë të ashpër për yllin e Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Mediat angleze shkruajnë se dy gjigant anglez janë duke e kërkuar sulmuesin e ‘milionerëve’ të Gjermanisës.

Trajneri i ‘Reds’, Jurgen Klopp është duke bërë çmos që lojtarin nga Gaboni ta sjell në ‘Anfield’, e që do të ishte përforcim i qëlluar për repartin e sulmit te Liverpoolit.

Ndërkohë, edhe trajneri i Chelseat, Antonio Conte është në kërkim të një sulmuesi cilësorë pasi që nuk është e sigurt e ardhmja e Diego Costas në Londër.

Ndryshe,  Aubameyang, kartoni i të cilit thuhet se kap shifrën 70 milionë euro, ka paralajmëruar se në verën që vjen do të largohet nga Dortmundi.

Përveç Liverpoolit dhe Chelseat, për Aubameyang të interesuar janë edhe Real Madrid dhe Manchester City.