Llalla: Shpallja e pavarësisë së Çamërisë një skenar i errët grek (Video)

04.11.2016 10:13:24

Lajmin që qarkulloi pak ditë më parë  për shpalljen e pavarësisë së Çamërisë historiani Arben Llalla e quan një skenar të errët që dëmton çështjen Shqipëtare në Ballkan dhe jo vetëm çështjen e Çamërisë . Ai thotë së  ata që e bën këtë gjë janë bashkëpunëtor të sigurimit Grek.

I ftuar në emisionin e pas mëngjesit Llalla shprehet se nuk mund të shpallet pavarësia e Çamërisë kur vetë shqiptarët e Çamërtisë dhe  Republika e Shqipërisë nuk kanë pretendime teritoriale ndaj Greqisë, por  kërkojnë rikthimin e shqiptarëve në Çamëri me të drejtat e tyre, rikthimin e shtetësisë greke që ata kanë pasur, shkollat shqipe, rikthimin e pasurisë. Pra nuk kërkojnë aneksim të Greqisë.

Më poshtë mund të ndiqni të plotë intervistën ku historiani Arben LLalla flet për këtë fakt.