Lloris në La Liga

06.02.2017 20:34:47

Real Madrid e dëshiron portierin e Tottenhamit, Hugo Lloris

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës që të transferojnë portierin e Tottenhamit, Hugo Lloris.

The Telegraph shkruan se, Lloris me shumë mundësi do të zëvendësojë Keylor Navasin, që këtë edicion nuk ka formë të mirë.

Në listën e Realit është edhe portieri i parë i Chelseat, Thibaut Courtois.