Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, zgjidhet partner bashkëpunimi në 30 komuna në Norvegji

26.10.2019 22:05:54

Lobi Euro Atlantik Shqiptar në Norvegji zgjidhet partner bashkëpunimi, në strategjinë 2019-2025, në koordinim me 30 komuna dhe 37 organizata, të cilat si fokus e kanë veprimtarinë pesë vjeçare në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, krimit e urrejtjes, polarizimit.

Kjo është bërë  e ditur përmes një komunikate të LEASH-it.

“Siç kemi informuar më parë LEASH ka pasur një mbështetje edhe ekonomike nga IMD dhe Departamenti i Kulturës-Norvegji. Pas këtyre aktiviteteve j qëndron një punë vullnetare e lobistëve të palodhshëm të LEASH”, thuhet në komunikatë.

Më tej theksohet se ‘një bashkëpunim i tillë është nevojë e domosdoshme për ruajtjen e vlerave të demokracisë dhe paqes në Norvegji dhe kudo.’

“Fokusi ynë është integrimi, ndërtimi i vlerave në komunitetin tonë shqiptarë, rrjetëzimi i organizatës tonë kudo ku ka mërgimtarë shqiptarë dhe ndërtimi i një kulture organizative që kërkon nevoja dhe koha”, thuhet në fund.

Lobi në Norvegji, ka paralajmëruar agjendën për vitin 2020, ku do të përfshihen një sërë aktivitetesh, në të mirë të shqiptarëve kudo ndodhen.