“Lodrat” që shiten në qender të Prishtinës, konsiderohen armë të ftohta

25.10.2016 17:37:52

Në rrugët e Prishtinës tash e tutje ata që janë të interesuar për të pasur një armë të ftohtë, mund ta gjejnë fare lehtë, ato po shiten në rrugët e sheshit “Nënë Tereza”.

Thikat prej më të ndryshmeve, boksat e hekurit dhe gjërat tjera që shkaktojnë lëndime po shiten me çmime të ulëta. Sipas shitësve ato variojnë nga 3 deri në 5 euro.

Në bazë të Kodit Penal të Kosovës, ato konsiderohen armë të ftohta sepse sipas nenit 38 të këtij kodi, çdo send ose vegël e punuar me qëllim që përdoret për të shkaktuar lëndime trupore ose dëm fizik, qoftë edhe psikologjik konsiderohet armë e ftohtë.