Lokaj: Do të punojmë fuqishëm për të ringjallur bujqësinë

04.10.2017 12:41:21

Kandidati i LDK-së për Deçanin, Mal Lokaj ka treguar programin e tij për shëndetësi nëse merr qeverisjen e kësaj komune.

“Do të bëjmë depolitimizimin e menaxhmentit, informimit të qytetarëve për sëmundje të ndryshme përmes kampanjave, krijimi të stafit profesional në Qendrën Kryesore të Mjëkëisë Familjare, do të bëjmë  aplikimin e kartelave shëndetësore”.

“Poashtu do të avancohet kujdesi shëndetësor ndaj të sëmurëve mendor, avancimi i shëndetit oral si dhe do të zgjerohet ndërtesa e emergjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan”.

Lokaj ka thënë poashtu në Magazina Lokale në Klan Kosova se gjendja në objektet shëndetësorë në Deçan është shumë e rëndë.

“Ju mungon infrastruktura totale, me ardhjen në pushtet do t’i rregullojmë të gjitha këto probleme që janë aktuale”.

Ai ka treguar edhe për planin e tij për shëndetësi.

“Do të punojmë fuqishëm për të ringjallur bujqësinë, pasi Deçani njihet si për turizmin, si për bujqësinë që është si binom për zhvillimin ekonomik”.

“Do të fokusohemi në subvencionimin e fermerëve, me ekspertët tanë, kemi analizat tona të detajuara dhe kemi shumë të interesuar që të investojnë në komunën  e Deçanit në sektorin e bujqësisë, në pemtarinë e imtë”.