LSDM: Anëtarët e trupit “ad hoc” janë njerëz jopartiak

09.08.2016 16:44:52

Pas shpalljes publike të Lidhjes social-demokrate kanë arritur më tepër se 20 kandidatura për zgjedhje në trupin “ad hoc”, të cilët nuk kanë ngjyrim partiak, njoftojnë nga LSDM opozitare.

Ata thonë se të gjithë kandidatët kanë qenë persona me cilësi të jashtëzakonshme, njohje dhe përvojë në sferën e mediave dhe raportimit profesional, të cilët dhe ishin kriteret për përzgjedhje, përvojë shumëvjeçare profesionale dhe të punës si dhe gatishmëri për përkushtim të tërësishëm për mundësim të kushteve të barabarta për prezantim mediatik të të gjithë subjekteve politike dhe informim objektiv të opinionit për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare.

„Këto njerëz nuk kanë asnjë ngjyrim partiak. Ju sigurojmë se redaktori i ardhshëm i programit informativ të TVM do të jetë i pavarur dhe jopartiak, gazetar profesionist me përvojë, i dëshmuar dhe i respektuar“, qëndron në njoftimin partiak.

Ata shtojnë se me mënyrën e këtillë të zgjedhjes dhe emërimit, LSDM ka dëshmuar se si pushtet i ardhshëm tërësisht do ti de-partizojë dhe profesionalizojë trupat kontrollues dhe institucionet të cilat e rregullojnë sferën mediatike.