LSDM: Do të ketë jetë për të gjithë, përfunduan dëshirat e Gruevskit

04.06.2017 14:59:47

LSDM-ja përmes një kumtese për Telegrafi Maqedoni thekson se, siç ju kanë premtuar qytetarëve të Maqedonisë do të udhëheq qeveri reformatore, e cila do të sigurojë jetë me dinjitet, drejtësi dhe perspektivë evropiane për gjithë qytetarët e vendit.

 

“Do të ketë reforma që do të sigurojnë paga më të mëdha dhe vende të reja pune, përmes ndihmës vendore për ndërmarrjet. Do të ketë subvencione të rrgullta dhe më të larta, deri 160 milionë euro. DO të ketë reforma në gjyqësor përmes rizgjedhjes sipas praktikave më të mira evropiane. Do të ketë institucione dhe media të pavarura dhe profesionale”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, 11 vitet qeverisje nga Nikolla Gruevski kanë sjellur vetëm izolim, varfëri, shpërngulje masive të qytetarëve, vjedhje të institucioneve, krim dhe korrupsion.

Nga LSDM thonë se, qeveria e udhëhequr nga ata, do të punojë në mënyrë transparente në reforma të cilat kanë marrë mbështetje nga shumica e qytetarëve.