LSDM: Të ndërpritet ndërtimi i ‘Parkut të Parajsës’

20.08.2016 16:32:10

LSDM-ja kërkon që të ndërpriten ndërtimet në ”Parkun e Parajsës” dhe ”Rotës panoramike”, të cilat i konsideron si projekte qesharake dhe paratë të alokohen te qytetarët e përmbytur, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me rishikimin e buxhetit, LSDM-ja thotë se deri në fund të vitit 2016, qeveria do të shfrytëzojë 65 milion euro shtesë, duke akuzuar gjithashtu se qeveria është duke tentuar që të sigurojë 232 milion euro për manipulime parazgjedhore.