LSI përjashton këshilltarët që votuan pro rritjes së çmimit të ujit

27.07.2017 16:10:09
LSI ka marrë vendim të përjashtojë nga grupi i këshilltarëve në Këshillin Bashkiak të Tiranës dy këshilltarët të cilët një ditë më parë bashkuan votat me PS-në për të miratuar vendimin e rritjes së çmimi të ujit.
Të përjashtuarit janë Genta Mezini dhe Agim Kraja. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e LSI-së tha se kjo parti distancohet qartë dhe prerë nga qëndrimi korruptiv i këshilltarëve të djeshëm në Këshillin Bashkiak.

“Votimi i Genta Mezinit dhe Agim Krajës ishte në kundërshtim me vendimin politik të LSI-së. Ata nuk përfaqësojnë LSI-në”, tha zëdhënësja e kësaj partie.