Luan Rama, kreu i ri i Grupit Parlamentar të LSI

30.01.2017 12:50:53

Luan Rama do të jetë kryetari i ri i Grupit Parlamentar të LSI-së. Vendimi është marrë pas propozimit që Petrit Vasili, i cili e mbante deri sot këtë post, të emërohet në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Vasili zëvendëson në ministri Ylli Manjanin, i cili u shkarkua sot nga kryeministri Edi Rama.

Luan Rama është një prej politikanëve më aktiv të LSI, kryesisht në debatet në media.