Luan Rama: PS dhe PD në panik nga rritja e LSI-së

01.06.2017 17:31:01
Sekretari i Pergjithshem i LSI, Luan Rama, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka kerkuar nga kryeministri Edi Rama, qe te krijoje nje komision te posacem gjitheperfshires per festimet e 70 vjetorit te Clirimit te Shqiperise nga okupatori nazifashist.

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama, në një deklaratë për mediat theksoi se partia ku ai bën pjesë është rritur më shumë se kurrë. Sipas tij, kundërshtarët po shohin çdo ditë këtë rritje të LSI-së dhe nuk e menaxhojnë dot panikun e tyre.

“Ne jemi në garë për vendin e parë dhe të bindur se LSI do dalë forcë e parë, sepse kjo është zgjidhja më e mirë për qytetarët. Nuk na intereson çfarë thonë të tjerët”, u shpreh Rama.

Veç kësaj ai shprehur sigurinë që LSI është forcë e parë në qarkun e Beratit dhe atë të Gjirokastrës.

Përsa i përket hartimit të listave të zgjedhësve, Luan Rama tha se nuk ka pasur asnjë kushtëzim nga pjesëmarrja apo jo e opozitës në zgjedhje.

“Listat e LSI janë bërë duke patur parasysh vetëm një prioritet, përfaqësim dinjitoz dhe me kurajo përballë qytetarëve me lista që ofrojnë modelin më të mirë të përfaqësimit, në mënyrë të veçantë duke respektuar me seriozitet shansin e barazisë gjinore dhe duke përfshirë në lista të rinj me zotësi dhe angazhim shembullor që do të bëjë të mumdur që Parlamenti i ri të jetë krejt i ndryshëm. Asnjë kushtëzim nuk ka patur renditja prej faktit nëse do të futet apo jo opozita në zgjedhje. Ne jemi nisur vetëm nga fakti që qytetarët të gjejnë në listat e LSI përfaqësuesit e tyre më dinjitozë dhe zëdhënës reale të shqetësimeve të tyre. Sa për vendin tim ju siguroj që do të kisha të njëjtën garanci për të qënë deputet në parlamentin e ardhshëm dhe nëse do të isha i 10-ti. LSI, sidomos në Tiranë, është e barabartë në garë me PS. Ne luftojmë përballë PS për vendin e parë në Tiranë, në Durrës, Elbasan, Fier, ndërkohë që jemi absolutisht të parët në qarkun e Beratit dhe Gjirokastrës”, tha Rama.