Lubonja: Lu dhe Vlahutin nuk kanë respekt për shqiptarët

08.02.2017 21:54:45

Për analistin Fatos Lubonja, reforma në drejtësi nuk do të sjellë mrekulli në Shqipëri.

I ftuar në studion e “News 24” Lubonja shprehet mjaft kritik ndaj qeverisë që sipas tij po mundohet “tu hedhë hi” syve të shqiptarëve me reformën në drejtësi.

Madje sipas Lubonjës, as ambasadorët Lu e Vlahutin nuk kanë respekt ndaj shqiptarëve.

“Kur dëgjoj këto fjalët për shpresë nga vettingu më kujton komunizmin, për të cilin flitej si një e ardhme e ndritur, ndërkohë që realiteti ishte mjerim total. Ne kemi përditë raste skandaloze që tregojnë mungesën e sensit të drejtësisë të kësaj qeverisje. Qeveria kujton se me ligjin kanë të bëjnë vetëm të tjerët.

Një kritikë bën një zv.ministër pse shkojnë paratë e qeverisë vetëm tek Bolino dhe e hedhin në rrugë.

Rama merret më shumë me ekspozita, prandaj them se kanë humbur çdo sens realiteti çdo sens drejtësie.

Prandaj në këto kushte të flasësh de do bëjnë mrekulli me vettingun është si t’i thuash të mbyturve kapu pas fijes së kashtës. Vura re se delegacioni e vuri theksin tek fakti që vettingun do e bëjnë shqiptarët dhe ata do jenë vëzhgues, tregon një lloj respekti nga ana e tyre, që nuk e kam parë tek Lu e Vlahutin”, tha ai.