“Lufta” gjeopolitike me turqit për Pashalimanin

10.06.2020 14:56:15

Ka pasur zëra të hershme që Shqipëria do të kërkojë që Pashalimani, baza detare e Orikumit do të kërkohet që të jetë një zonë ushtarake e NATO-s. Kërkesa tashmë është institucionalizuar, po ka zëra nga analistë të njohur që e kanë përzier këtë ҫështje në teori konspirative gjeopolitike, ku në fakt nuk lidhet asnjë argument me realitetin.

Pashalimani, apo Gjiri i Orikumit, është një zonë e rëndësishme në fund të Gjirit të Vlorës, që ka shërbyer në historinë e njerëzimit, si liman i rëndësishëm në antikitet, si liman i përplasjeve të fuqive ballkanike me Romën.

I përmendur nga Herodoti në shekullin e V, Pashalimani, apo porti i Orikut, ka qenë terren i betejave epike ndërmjet Maqedonisë së famshme antike e Romës, por edhe teatër i luftës civile ndërmjet Jul Ҫezarit dhe Pompeut.

Ky port në histori ka shërbyer më shumë si terminal ushtarak sesa një vend ku ankoronin anijet tregtare. Ashtu shërbeu në vite e vite. Në kohën e Perandorisë Osmane, ai u bë mjaft legjendar, pasi edhe pse shërbeu si bazë e rëndësishme detare e Perandorisë Osmane, nuk u arrit objektivi i ankorimit në Itali.

Ndaj dhe varri i Pashait plak nga ku e ka marrë emrin dhe Pashalimani, që u bë ndërkombëtar me “Dimrin e Vetmisë së Madhe” të Kadaresë është simboli modern i kësaj zone shumë të rëndësishme, e cila në shekullin e XX u kthye në teatrin e përplasjes mes Perëndimit dhe Lindjes.

Kjo pasi Stalini, me izmën e Enver Hoxhës ankoroi në Orikum 8 nëndetëse nga më të mira të Flotës Sovjetike, duke kërcënuar direkt Italinë dhe Flotën e VI të Mesdheut të NATO-s. Me largimin e rusëve në vitin 1962, kërcënimi ra.

Pashalimani është teatër epik legjendash edhe falë Kadaresë, pasi gjatë regjimit komunist, përveҫ 4 nëndetëse dhe 4 siluruesve baza ushtarakisht nuk se kishte rëndësi balistike.

Pas viteve ‘90 ishin turqit që e rikonstruktuan nga nostalgjia e Pashait plak, e sot atje ka edhe një kantier detar që ka ndërtuar dy anijet ushtarake shqiptare.

Por sot pasi qeveria shqiptare ka kërkuar që Pashalimani të kthehet në bazë NATO, ҫka pas Kuҫovës është dialektike, ngaqë dy xhevahiret strategjike të ushtrisë shqiptare ishin në ajër Kuҫova dhe në det Pashalimani, ka nga ato që quhen analistë që e kundërshtojnë një gjë të tillë.

Duke e lidhur me rëndësinë strategjike të Portit të Vlorës.

Ky kundërshtim bëhet jo nga ndonjë studim shkencor apo gjeopolitik, por nga perceptime personale si ato të ndonjë audiodidakti shqiptar që në fund të viteve 80 në një nga gazetat e kohës shpallte rrëzimin e teorisë së relativitetit të Anshtanjit.

Këto teza i ngjajnë asaj të tunelit të Otrantos që një ish-kryeministër shqiptar e plasi në fillim të shekullit të ri, e që u kthyen në barcaleta politike.

Në opinionin publik shqiptar është bërë udhës që të përdoren opinionet si studime, që në ҫdo vend të botës i kryejnë akademi e institute, e jo njerëz që thjesht që pinë kafe me kryeministra e diplomatë, e që në xhep mbajnë leje qëndrimi të shteteve të Europës.