Lulzim Basha poston videon: Rama premtoi shëndetësi falas, por e futi në kolaps

18.01.2021 13:27:28

Pas denoncimit të opozitës për mos mbajtjen e premtimit të kryeministrit Rama për uljen e taksës në faturat e energjisë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka postuar një tjetër video ku akuzon kundërshtarin politik për mos mbajtjen e një premtimit tjetër.

Sipas Bashës, Rama nuk mbajti premtimin për një shëndetësi falas dhe për këtë duhet të largohet.

“Premtoi shëndetësi falas për të gjithë por gënjeu. Shëndetësia është në kolaps dhe shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se çdokush në rajon! Rama është dështim. Ai duhet të largohet”, shkruan Basha në videon e postuar.

Ai gjithashtu si kundërpërgjigje ka futur edhe zërin e disa qytetarëve.