Lumë ofertash për Muriqin, e duan në Itali dhe Gjermani!

23.04.2019 10:31:48

Dhe 7 asiste në këtë sezon Vedat Muriqi ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngjitjen e Rizespor në Superligën turke nga vendi i fundit në të 7-in. Për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës interesohen disa prej klubeve më të mëdha të Turqisë, madje Fenerbahce ka bërë një ofertë zyrtare për ish lojtarin e Teutës dhe Besës.

E sigurtë është që në verë, Muriqi do të ndërrojë skuadër, por nga ana tjetër nuk përjashtohet as mundësia që bomberi i Kosovës të transferohet në një tjetër kampionat, pasi duke iu referuar deklaratave të agjentit të futbollistit për mediat turke, sulmuesi kërkohet edhe në Itali e Gjermani. Në merkaton e verës pritet që Vedat Muriqi të bëjë hapin e madh në karrierë.