Lushnje: “Me armë në dorë, vëllezërit shtrijnë përtokë klientët e lokalit”

04.09.2016 17:07:07

Në orët e para të mëngjesit të sotëm u raportua se dy persona me armë kishin shkuar në një lokal në Lushnje dhe pasi kanë kërcënuar pronarin dhe klientët që ndodheshin aty, i kanë shtrirë përtokë.

Por policia thotë se pasi ka verifikuar ngjarjen, nuk rezulton që të jenë përdorur armët, por ka pasur një sherr mes pronarit të lokalit me inicialet S. S., dhe dy vëllerzërve me inicialet A. T., dhe G. T.

Më datë 4 shtator 2016, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se rreth orës 02:25, në lagjen “Loni Dhamo”, dy vëllezërit A. T., e G. T., banues në lagjen “Çlirimi“, kanë hyrë në gjendje të dehur, në një lokal të shtetasit S. S, njëri me automatik, duke detyruar personelin e disa klientë të shtrihen në dysheme dhe më pas janë larguar. Nuk kanë përdorur armën.

 

Nga veprimet paraprake rezulton se konflikti nuk ka qenë me armë dhe nuk kanë pasur armë me vete, por ka qenë një konflikt fizik mes pronarit të lokalit dhe dy vëllezërve. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.