Lutfi Haziri: Gjilani i fitoj edhe katër vite të bardha

19.11.2017 19:30:58

Lutfi Haziri i LDK-së është shpallur fitues në komunën e Gjilanit, sipas rezultateve të Exit Poll.

Ai ka thënë se ky rezultat ka ardhur nga puna katër vjeçare në këtë komunë.

“Besoj që do të jete edhe më i thellë se exit polli. Ka një rezultat të thellë dhe historik për komunën e Gjilanit. Ky rezultat ka ardhur nga puna 4 vjeçare është kthyer shpresa për Gjilanin. Prej sotit janë katër vite të bardha në Gjilan. Një mbështetje masive më bën ma të përgjegjshëm karshi detyrës dhe qytetarëve. LDK është parti në rritje do të ofrojë partneritet të plotë. Nëse kishim bo koalicion para balotazhit rezultatet do të ishin 95 me 5”, ka thënë Haziri.