Lutfi Haziri inauguron fazën e parë të kampusit të shkollave të mesme në Gjilan

05.09.2016 10:37:06

Dita e parë e fillimit të vitit shkollor, në Gjilan u shënua edhe me inaugurimin e fazës së arë të kampusit të shkollave të mesme. Këtë e ka njoftuar kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në përmjet një postimi në facebook. Sipas tij, “ky kampus krijon ambient krejt të ri për nxënësit, mësimdhënësit dhe të gjith ata që janë të lidhur me shkollat e mesme në Gjilan”. Po ashtu, sipas z. Haziri, “kampusi do të merret si model edhe për projektet tjera të kësaj natyre në nivel Republike”.

Ky është postimi i plotë i Lutfi Hazirit:

Sot në ora shtatë të mëngjesit, e bëmë inaugurimin e fazës së parë të kampusit të shkollave të mesme në Gjilan. Në radhë të parë unë uroj të gjithë nxënësit dhe arsimtarët për fillimin e vitit të ri shkollor. Ky vit dallon nga vitet tjera, për shkak se në Gjilan për herë të parë në Republikën tonë ndërtohet kampusi i shkollave të mesme. Ky Kampus krijon ambient krejt të ri për nxënësit, mësimdhënësit dhe të gjithë ata që janë të lidhur me shkollat e mesme në Gjilan. Kampusi do të merret si model edhe për projektet tjera të kësaj natyre në nivel Republike. Qëllimi është që të shkolla e Bujqësisë dhe shkolla e Arteve gradualisht të integrohen brenda kampusit dhe të njejtën kohë të fillojmë planifikimin edhe të zhvendosjes së Universitetit “Kadri Zeka” në kampusin e tyre që është i planifikuar prej 7.2 hektarëve në tokën e kazermës së FSK-së. Në kuadër të kampusit, aktualisht janë pesë shkolla të mesme, me numër të nxënësve prej 4850 dhe 330 mësimdhënës. Urime! LH