Lutfi Haziri: Nga janari deri në shtator, në infrastrukturë kemi investuar 5.2 milionë euro nga buxheti vetenak

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë një paraqitje të investimeve në infrastrukturë publike nga janari deri në shtator. 5.2 milionë euro janë investuar në këtë periudhë nga buxheti vetenak i komunës, thotë z. Haziri, të cilat janë investuar në rrugë, në rrjet kanalizimi, troturae dhe hapësirë dhe sheshe.

Ky është postimi i plotë r z. Haziri:

“Për periudhën janar-shtator 5.2 milionë euro i kemi investuar në infrastrukturën publike nga mjetet vetanake. 24 kilometra rruga të asfaltuara, 15 kilometra rrjet të ri të kanalizimit, mbi 10 kilometra trotuare, 1500 metra katror hapësirë dhe sheshe dhe rreth 20 kilometra sanime të rrugëve. As që e kemi ndërmend me u ndalë, pos me vazhdue me punë t’hajrit! LH”