Lutfi Zharku dhe Idriz Vehapi, nënshkruan financimin e disa projekteve të infrastruktures në Rahovec

26.04.2017 14:25:38

 

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, nënshkruan memorandum mirëkuptimi për financimin disa projekteve infrastrukturore në fshatrat e kësaj komune:

1. Asfaltimi i rrugës qarkore në Rahovec në rrugën regjionale, në vlerë prej 200,000 €.
2. Riparimi i rrugës fshatit. Zatriq – lidhja me rrugën regjionale Rahovec – Malishevë, në vlerë prej 50,000 €.
3. Riparimi (asfaltimi), i rrugës që lidh dy fshatrat Fortesë – Sapniq në Rahovec, në vlerë prej 50,000 €.
4. Rekonstruimi i rrugës Rahovec – Drenovc – Sorosh, në vlerë prej 100,000 €.
5. Rrethrrotullimet te rrasat dhe Rija në Rahovec, në vlerë prej 150,000 €.
6. Shtruarja e rrugëve lokale me kubëza në fshatin Retinë të Rahovecit , në vlerë prej 10,000 €.

Duke u bazuar në këtë memorandum Ministria e Infratsrukturës do të financojë këto projekte në vlerë prej 460 mijë euro.

Ndërsa, Komuna e Rahovecit obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e këtij projekti për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.

Po ashtu, komuna e Rahovecit është e obliguar të njoftojë Ministrinë e Infrastrukturës për rrjedhat e realizimit të këtyre projekteve.

Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës