Luzlim Basha: Operacioni u dekonspirua nga Xhafaj, duhet largimi i Ramës

24.11.2017 23:05:03

Kreu i Partisë Demokratike, Luzlim Basha gjatë një deklarate për mediar kërkoi largimin e Edi Ramës dhe si hap të dytë arrestimin e Saimir Tahirit. Ai shtoi se   emergjencë absolute pastrimi i qeverisë nga krimi dhe kjo nis vetëm me largimin e Edi Ramës.

“Duhet të nisë Vettingu i ministrisë së Brendshme. Duhet reformimi tërësor i ministrisë së Brendshme të kryhet nga ekipe me integritet dhe kjo nuk mund të ndodhë nëse diktohet nga Edi Rama.  Ndaj hapi i parë është largimi i Ramës nga qeveria.

Hapi i dytë do të jetë procesi i spastrimit të ministrisë së Brendshme. Gjendja është alarmante. Inkurajoj prokurorinë të çojë deri në fund hetimet për kokat e trafikut të drogës. Arrestimin një orë e më parë të Saimir Tahirit dhe kokave të policisë.  Rama do të pengojë ekzekutimin e urdhër-arresteve për ish-drejtuesit e policisë së Vlorës. Për këtë ka mbështetjen edhe të Tahirit.

Ai do të bëjë gjithçka për të ndalur arrestimin e policëve të korruptuar siç bëri dhe me Tahirin. Në këtë përpjekje është dhe Fatmir Xhafaj. Në këtë skandal është përfshirë përgjegjësi kryesor për ngritjen mbrojtjen e promovimin e Tahirit, Edi Rama. Ndaj domosdoshmëri është largimi i Edi Ramës për të nisur pastrimin e vërtetë të kupolës qeveritare nga krimi dhe për t’i dhënë shqiptarëve një luftë ndaj krimit të organizuar. Largimi i Edi Ramës është imperativ politik” , tha Basha.