Macron dhe Merkel theksojnë unitetin franko-gjerman

20.08.2020 22:27:21
German Chancellor Angela Merkel, right, looks over papers with French President Emmanuel Macron during a round table meeting at an EU summit in Brussels, Monday, July 20, 2020. Weary European Union leaders are expressing cautious optimism that a deal is in sight on their fourth day of wrangling over an unprecedented budget and coronavirus recovery fund. (John Thys, Pool Photo via AP)

Nën diellin e Rivierës Franceze, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel pohuan sot konvergjencën e pikëpamjeve të çiftit franko-gjerman përballë krizave ndërkombëtare dhe vendosmërinë e tyre për të vazhduar të jenë një front i përbashkët në Evropë.

“Gjermania dhe Franca bashkëpunojnë në mënyrën më efektive pasi përcaktojnë objektivat e përbashkëta”, tha Macron për shtypin, raporton ATSh.

Të dy liderët dëshirojnë ta zbatojnë këtë bashkëpunim në përpjekjet për menaxhimin e krizave aktuale, qoftë në Liban, Mali apo Bjellorusi, për të cilin propozuan një ndërmjetësim evropian në bashkëpunim me Rusinë.