Majlinda Kelmendi ambasadore nderi e Kosovës, ekipi olimpik me medalje presidenciale

29.07.2016 21:28:32

Majlinda Kelmendi xhudo, Nora Gjakova xhudo, Musa Hajdari atletikë, Viona Kryeziu atletikë, Lum Zhaveli notë, Drita Zeqiri notë, Urata Rama shenjëtari, dhe çiklizëm Qëndrim Guri, janë ekipi olimpikë i Kosovës.

Secili nga ta ka marr medaljen presidenciale të meritave, ndërsa kapitenia e këtij ekipi, Kelmendi, është shpallur ambasadore nderi e Kosovës, raporton lajmi.net

Këto i ka bërë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili Kelmendit ia ka dorëzuar edhe flamurin e Kosovës për në “Rio”.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani ka thënë se Kosova ata janë kampionë të vërtetë, vijnë nga një shtet i vogël por janë sportist të mëdhenj.

Ndërsa Thaqi ka thënë se sportistët e rinj do të veshin fanellën e Kosovës, ëndërr kjo shumëvjeçare e të gjithëve.

Ai i ka uruar të gjithë ata dhe u tha se do kthehen me më shumë medalje se gjithmonë.

Ekipit në Lojëra Olimpike do t’i prijë Eugen Saraçini, i cili është shef i misionit. Lojëra Olimpike Rio 2016, të cilat do të fillojnë më 5 gusht, ndërsa do të përfundojnë më 21 gusht.