Major Nazif Ramabaja: Vrasja e komandantit Smajl Hajdaraj humbje e madhe për institucionet e Kosovës

18.01.2018 11:49:43

Vrasja e komandantit të shtabit ranonal të Rugovës, kryeshefit të operativës në Brigadën 136 “RUGOVA” dhe deputetit të Parlamentet të Kosovës në legjistaturën e parë SMAJL HAJDARAJ.

Shtatëmbëdhjet janari ishte ditë e kobshme për institucionalistin dhe njeriun shumë të afërt të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, ata të cilët shuan jetën në vrullin më të madh të veprimtarisë suajë, duke zbatuar urdhërat e padronëve të tyre quhen kriminel dhe farë e humbur e cila dhashtë zoti u shfaroftë njëherë e përgjithmonë.

Smajli ishte dhe mbeti nja ndër admiruesit e flakët të Presidentit historik ehe arkitekt të Pavarësisë sëKosovës Dr. IBRAHIM RUGOVA dhe zbatues i përpikt i strategjisë së kol Ahmet Krasniqit, Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës per pregatitjen, organizimin dhe zhvillimin e luftës per qlirimin definitiv të Kosovës.

Kontaktet e vura me kol. Tahir Zemaj komandantin e SHORRD vetëm sa e përforconin këtë bindje se për qlirimin e Kosovës do të luftojmë deri në njeriun e fundit.

Ende më janë të frekëta fjalët tuaja në takimin tonë të përbashket me kol. Tahir Zemaj në gjashtë sy kur thoshe:
“Ne jemë të vendosur për krijimin e shtetit, me sa po duket dikujt kjo i pengon dhe dëshiron të marrin pushtetin me dhunë, frigësime, kërcnime dhe shpërndarje të afisheve për të arrestuar veprimtarë të pushkës dhe të penës, qka është më e keqja për ti vrarë, likfiduar, linquar sipas metodave Envero-Staliniste”.

Shtrohet pyetja a ishet e rastësishme përzgjedhja e datas 17 janari e cila përputhet me vrasjen e heroit Jusuf Gërvalla, vëllaut bardhoshit dhe bashkëveprimtarit Kadri Zekës dhe kush qëndron pas kësaj vrasjeje dhe vrasjeve të tjera në janarin e kobshëm.

Janari i përgjakshëm muar figurat më të rëndësishme të kombit, veprimtarë të devotshëm dhe patriot të cilët kanë meritën më të madhe për zhvillimin e proqeseve drejtë shtetrrugëtimit për tu bërë pjesë e bashkësisë së kombive të lira.

Smajli do të kujtohet si njeri i urtë, punëtor i zellshëm, familjär i devotshëm
e mbi të gjitha per vendosshmërinë në qëndrimet dhe parimet e tija të cilat si thente dhe ndryshonte as por hater të dikujtkujt dhe as për shkak të kërcnimeve të cilat ishin prezente nga kundërshtarët politikë.

Është koha e fundit që institutionet e Republikës së Kosovës të vetëdijësohen dhe të fillojnë zbardhjen e vrasjeve politike gjatë dhe pas luftës sepse vetam në këtë mënyrë të rënët do të flejnë të qetë në amshim, ndërsa familjarët do kenë si sadisfakcion se drejtësia vonon, por kurrë s´humbë.

Ne s´do të pajtohemi kurren e kurrës me deklarerat se hetimet janë duke vazhduar dhe konstatimet apo thirrjet se duhet zbuluar vrasjet e tilla, kjo duhet të jetë prioritet ndaj prioriteteve.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Smajlin, nderi dhe krenaria qoftë mbi te dhe familjen Hajdaraj.

Fotografia e Xhyli Basha