Makina përplas 4-vjeçarin në Tiranë

12.05.2021 12:50:51

Një fëmijë 4-vjeçar është përplasur nga një automjet në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet.

Policia njofton se ,më datë 12.05.2021, rreth orës 12:00, në  rrugën “Don Bosko”, mjeti me drejtues shtetasin L. H.,  ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A. S  4 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.