Makina përplas dy kalimtarë, një në gjendje të rëndë

02.01.2017 19:26:33

Dy persona janë plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Policia njofton se mjeti tip “Benz” me targë AA 372 KJ, me drejtues shtetasin Nimet Bilani, 61 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar dy shtetas (këmbësorë), K.Gj. 77 vjeç, banues në Shkodër dhe shtetasin F.V., 75 vjeç.

Të dëmtuarit janë transportuar në spitalin rajonal Shkodër. K.Gj. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse shtetasi F.V. jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.