Malisheva ndezi qirinj në shenjë nderimi për Nexhmije Pagarushën

08.02.2020 19:56:43

Në shenjë nderimi për mbretëreshën e muzikës dhe kulturës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, sonte në Malishevë, pranë muzeut të qytetit, qytetarë të shumtë kanë ndezur.

Ceremonia e ndezjes së qirinjve është shoqëruar me këngët e Bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarusha, të kënduara ndër vite.

Në këtë aktivitet morën pjesë familjarë të Nexhmije Pagarushës, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga drejtorët e drejtorive komunale, përfaqësues të subjekteve politike që janë të përfaqësuar në Kuvendin e Komunës, si dhe qytetarë të tjerë, të të gjitha moshave.