Man. City-Liverpool, barazim spektakolar 1-1

19.03.2017 22:07:10

Man. City-Liverpool nuk prodhoi dot një fitues por dueli në “Etihad Stadium” ishte një kartolinë “bio” me dy skuadrat që dhuruan një ritëm të pabesueshëm në fushë ku e vetmja gjë që mungoi ishte saktësia para porte dhe në fund të dyja ekipet u detyruan të kënaqen me një barazim 1-1. Liverpooli gjeti i pari golin me Milner nga pika e bardhë ndërsa reagimi i City-t erdhi në 69′ me Agueron që i rikthey buzëqeshjen tifozëve të tij. Më pas seria e rasteve të humbura nga të dyja ekipet ishte e panumërt por pavarësisht kësaj nuk doli asnjë fitues por prodhuan një nga sfidat më të bukura të sezonit.