Mançevski: Regjistri nuk jep fotografi reale për punonjësit në sektorin publik

30.08.2017 11:58:46

Qeveria e kaluar ka shpenzuar dy milionë euro për regjistër për punonjësit në sektorin publik, e cila nuk përmban informacione reale për të gjithë punonjësit në administratën publike, ka deklarur ministri për Shoqëri informative dhe administrim, Damjan Mançevski, në intervistën për DW.

‘MSHIA tani nuk ka regjistër që përmban informacionet reale për të gjithë punonjësit në administratën publike. Edhe pse për të janë ndarë dy milionë euro për periudhën prej pesë viteve (2014-2018), nuk reflektohet gjendja reale me numrin e punonjësve.

Pjesë e institucioneve në sistem, asnjëherë nuk e kanë futur sistemizimin e ri, një pjesë vetëm e kanë futur sistemizimin pa asnjë të dhënë për punonjësit, ndërsa një pjesë vetëm inicialet i kanë futur të dhënat, por nuk i kanë rradhitur si duhet. Gjithsesi se ka edhe institucione të cilat rregullisht e kanë përmbushur regjistrin”, ka deklaruar Mançevski.

Sipas tij ka dy kategori të institucioneve që nuk i kanë përmbushur detyrimet ligjore. Pavarësisht asaj që nuk kanë marrë sistematizimin nga MSHIA, 150 institucione nuk kanë futur të dhënat për punonjësit e tyre. Kurse kategoria e dytë e institucioneve janë ato të cilët nuk kanë kanë kërkuar sipas MSHIA dhe nuk kanë vendosur të dhëna në regjistër