Ndeshja mes Manchester Unitedit dhe Arsenalit ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1
Manchester United dhe Arsenal i kanë ndarë pikët, pasi kanë luajtur baras 1:1, në derbin e xhiros së dymbëdhjetë të Premierligës.
Ekipi i Jose Mourinhos ishte afër fitores, pasi po avanconte 1:0 me golin e Juan Matas të realizuar në minutën e 69-të, shkruan Express.
Por, një minutë pa përfunduar takimi, sulmuesi rezervist i Arsenalit, Olivier Giroud arriti ta barazoj rezultatin në 1:1.
Pas këtij barazimi, Arsenali ka 25 pikë, derisa Manchester United vetëm 19 sosh.